Galatasaray suprizon Schalken dhe kalon në çerekfinale

Fushata e jashtëzakonshme e blerjeve e Gallatasarajit ka dhënë frytet e saj, duke u kurorëzuar me kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Turqit, zhgënjyes në barazimin 1-1 të ndeshjes së parë ndaj Shalke në fushën e tyre, kanë bërë mrekullinë në transfertë në Gjermani duke marrë një fitore 3-2 që i kalon ata automatikisht në turin tjetër.Pavarësisht dominimit në minutat e fillimit të skuadrës turke, të udhëhequr nga Drogba dhe Shnajder në një formë të shkëlqyer, goli i parë vjen nga vendasit pas një goditje këndi të transformuar  në gol nga Noistader. Por turqit kalojnë tronditjen fillestare dhe në fundin e pjesës së parë kthejnë takimin në favorin e tyre, fillimisht me një gjuajtje nga 35 metra të Altintop i cili shënon një super golë. Më pas vjen edhe goli i dytë për të besuarit e Faith Terim me anë të  Jilmaz që mposht Hildebrand duke përfituar nga një vendosje jo shumë e mirë e mbrojtësve vendas. Me golin e bomberit Turk, Gallatasarai mbyll pjesën e parë në dhe rritë shpresat për një kualifikim të mundshmë pasi të besuarve të Keler në 45 minutat e ardhsme u duheshin 2 gola për të arritur kualifikimin.Në pjesën e dytë, ekipi gjerman dominon në fushën e lojës, duke vënë në vështirësi portierin Muslera me anë të Puki, Draksler e Hoger. Nga një tentativë e këtij të fundit që ndalet nga traversa, vjen edhe goli i barazimit, me topin që përfundon te Bastos dhe ky i fundit që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Minutat e mbetura janë një "shtetrrethim" i mirëfilltë pranë zonës së rreptësisë së Gallatasarajit që mbron rezultatin me të gjitha forcat, ndërsa në minutat e fundit kanë edhe fatin me vete. Turqit me anë të një kundërsulmi të shpejtë arrinë të gjenë golin e fitores duke bërë që të heshtë i gjithë stadiumi Gelsenkirshen, ndërsa Turqit vazhdojnë ëndrrën Chempions duke siguruar një biletë për në fazen tjetër të Champions League.