Shkodranët pushtojnë Azinë, shenojnë përsëri Salihi dhe Sukaj

Tri ndeshje zyrtare deri tani me Jiangsu Sainti, tre gola. Shifra të frikshme për cilindo dhe për më tepër kur mendon se në dy nga këto takime ka luajtur vetëm në pjesën e dytë. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin, i cili vuri vulën e tij edhe në kampionatin kinez që në javën e parë, të luajtur pikërisht dje. Sulmuesi i kombëtares shqipëtare shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij në minutën e 66-të. Pas një kundërsulmi nga krahu i djathtë hidhet në zonën kundërshtare një kros ku Salihi pas goditjes me kokë arrin ta dërgojë topin në rrejten e skuadrës kundërshtare. Ndeshja përfundoi 2-1 dhe bomberi shkodran ka merita të veçanta jo vetëm se është kthyer në një golashënues për skuadrën por me golat e tij Jandsu Sainti është kthyer një skuadër pretendente në Kinë dhe kompeticionet e aziatike. Kjo ishte dhe ndeshja e parë absolute dhe goli i parë i Salihit me skuadrën aktuale.Skuadra e re e sulmuesit të kombëtares është një nga pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion në Kinë së bashku me Beijing Guoan, në të cilën aktivizohet ish-sulmuesi i Seviljes, Fredi Kanute, si dhe Guangzhou, skuadër që ka në drejtim italianin Marçelo Lipi. Pikërisht këtë të fundit, e cila është edhe kampionia në fuqi, Salihi e ndëshkoi para pak ditësh në finalen e Superkupës së Kinës. Ashtu si Salihi edhe një tjetër shkodran po shkëlqen në Kontinentin e Azisë. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Xhevahir Sukaj i cili nuk po resht së shënuari në kampionatin iranian. Sulmuesi shkodran ka shënuar dje një tjetër gol për Sepahanin, në fitoren 2-0 që arriti skuadra e tij ndaj Saba Qom. Në minutën e 73-të, kur më përpara për vendësit pat shënuar Jahan, sulmuesi shkodran shfrytëzoi më së miri një asit në zonën kundërshtare, ku pasi kalon edhe mbrojtësit nuk e ka të vështirë të sdërgojë topin në rrejten e portierit kundërshtarë duke vulosur kështu fitoren e skuadrës së tij në 2-0. Sulmuesi po kalon një formë të shkëlqyer, ndërsa goli i djeshëm ishte i 11-ti për të në kampionatin iranian. Nga 30 ndeshje të këtij sezoni, Sukaj ka luajtur në 26 prej tyre. Të dy sulmuesit Shkodranë po bëjnë paraqitje mahnitëse në kontinentin Aziatik duke i dërguar shpeshëherë SMS teknikut De Biazi për ti grumbullar në kombtare.