Milan mund Xhenoan dhe shkon i qetë drejt supersfidës me Barcelonën

Milan ka arritur të marrë tri pikët që i nevojiteshin në sfidën me Xhenoan duke fituar 2-0 dhe duke mbrojtur vendin e tretë në renditjen e Serisë A, para sfidës vendimtare me Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Ndonëse kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer, ata kanë arritur të gjejnë dy herë rrjetën me Pacinin e Balotelin në secilën pjesë të lojës, edhe pse duhet thënë se gjyqtari është treguar bujar me ta duke mos akorduar penallti për ekipin vendas në pjesën e parë.Kuqezinjtë e nisin mirë lojën duke kaluar në avantzh që në minutën e 22-të. Pacini shënon golin e parë për Milanin 2 minutat para se të zëvendësohej, për shkak të një dëmtimi të marrë në kavilje që i rrezikon atij ndeshjen me Barcelonën në mesjavë. Në disavantazh, Xhenoa luan më mirë dhe krijon më shumë, ndërsa gjyqtari Damato i mohon dy herë penallti, fillimisht për prekje të topit me dorë në zonë të Niang e më pas për një shtyrje të fortë në zonë ndaj Grankvist.Fraksioni i parë i lojës mbyllet me fitoren minimale të djemve të Alegrit ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, janë vendasit që godasin shtyllën me anë të Bovos. Dyfishimi i rezultatit për Milan do të vinte nga Mario Baloteli, i cili u aktivizua në vend të Pacinit. As kartoni i kuq i Konstant që lë në inferioritet numerik Milanin, nuk shqetëson shumë kuqezinjtë që kthehet në mbrojtje dhe mbyllin pa vështirësi ndeshjen me një fitore të çmuar në luftën për një vend në Chempios League.Tani skuadra e Alegrit është e shkëputur katër pikë nga ndjekësit në vendin e tretë në renditjen e kampionatit dhe presin më të qetë mesjavën ku do të përcaktohet një pjesë e rëndësishme e sezonit në supërfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.