Rikthehet Europa League, sot ndeshjet e fazës së 1/8-ve

Pas emocioneve të shumta të Champions League ku tashmë kemi mësuar edhe 4 skuadrat e para çerekfinaliste sonte në mbrëmje futbolli europian do të jetë i mbushur me emocione të shumta pasi rikthehet Europa Ligë për të luajtur ndeshjet e para të vefshme për fazën e 1/8.Superdueli i mbrëmjes së sotme do të jetë padyshim sfida mes Titenham dhe Inter. Dy skuadra këto që janë edhe pretendentët kryesorë për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian për Klube. Përveç kësaj sfide që do të luhet në Londër dhe që do të pushtojë vëmendjen e të gjithëve, sfida të tjera interesante pritet të jetë edhe ato mes Shtutgart - Lacio dhe Steaua Bukuresht - Chelsi pa dashur të ulë vlerat e të gjitha takimeve të tjera interesante të kësaj faze në Europa League.Kështu në mbrëmjen e sotme faza kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë për klube do të fillojë me 4 takimet e orës 19.00 që janë:Anzhi - NjukasellSteua e Bukureshtit - ChelsiShtutgart - LacioDhe Pilzen - FenerbahçeNdërsa në oren 21:00 do të vazhdojë me të tjera takime shumë interesante si:Levante - Rubin Kazan,Bazel - ZenitTotenham - Interdhe  Benfika - Bordo