Andre Villas-Boas, në shënjestër të Realit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2013, 13:12
Real Madridi është duke përcjellë nga afër menaxherin e Tottenhamit, Andre Villas-Boas.Menaxheri aktual i Los Blancos, Jose Mourinho, pritet të largohet nga kampionët e Spanjës këtë verë, pas disa përplasjeve brenda ekipit.Dhe, edhe pse presidenti Florentino Perez nuk do të kontaktojë zëvendësime të mundshme deri në fund të sezonit, drejtuesit e klubit tashmë kanë ndërtuar një listë të kandidatëve.Dhe mediat spanjolle raportojnë se Villas-Boas është lartë në listën e Realit. Edhe pse pati kohë të vështira te Chelseat, 35-vjeçari ka filluar ta rikuperojë reputacionin e tij duke e pozicionuar Tottenhamin në top katërshe të tabelës së Premier Ligës dhe afër kualifikimit në çerekfinale të Europa League.