Ramalho: Neymar, një ditë pjesë e Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2013, 13:06
Trajneri Santosit Ramalho ka shprehur dëshirën që Neymar të luajë një ditë për skuadrën e Bacelonës duke rendistur edhe arsyet që sipas tij e shikon lojtarin e ardhshëm të kësaj skuadre"Nuk e di se kur do të ndodhë, tani shpejt apo më vonë por Neymar do të luaj me Barcelonën. Ai do të veshë fanellën e Barçës sepse loja e tyre është e ngjashme me lojën tonë. Ka një kontratë me ne dhe pasi ta përfundojë mendoj se do të shkojë në Barcelonë ashtu si shumë emra të mëdhenj brazilianë si Romario, Ronaldo dhe Rivaldo." u shpreh Ramalho.Ramalho shtoi se për futbollin do të jetë diçka shumë e bukur nëse Neymar dhe Messi do të jenë në një skuadër.