Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2013, 13:10
Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United këtë verë.Mosaktivizimi i tij si titullar në takimin e kthimit të 1/8 të Champions Ligë ndaj Real Madrid në Old Traford është sinjali më i qartë se e ardhmja e tij te djajtë e kuq është në dyshim.Sipas tabloidit britanik "The Sun" Manchesteri është gati të privohet nga shërbimet e 27-vjecarit për 25 milionë stërlina, një shumë kjo sa gjysma e asaj që drejtuesit e skuadrës angleze kërkonin një vit më parë.