Skolari: Neymar duhet të qëndrojë te Santos
Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, mendon se Neimar është më mirë te Santos sesa te Barcelona, ku nuk ka të sigurt një vend në formacionin titullar. Futbollisti përflitet se mund të transferohet në Evropë, ku ka tërhequr interesimin e klubeve më të mëdha, sidomos të Barcelonës, Real Madrid dhe Bajern Mynih.Por Skolari shpreson që ai të vazhdojë të qëndrojë në Brazil me Santos, në të mirë të vetë futbollistit dhe të ekipit kombëtar para Botërorit 2014."Neimar duhej të kishte shkuar te Barcelona dy vite më parë, por tani është më mirë nëse ai qëndron te Santos. Ai nuk do të përshtatej shpejt me lojën e Katalanasve. Neymar nuk do të kishte shumë hapësira në një skuadër të mbyshur me yje prandaj unë i këshilloj një qëndrim te Santos. Për Botërorin 2014 dhe për të mirën e Brazilit, është më e përshtatshme që ai të mos shkojë që tani te Barcelona", deklaroi Skolari para gazetarëve.Sipas spekulimeve në mediat spanjolle, lojtari brazilian ka një parakontratë me Barcelonën për një transferim të mundshmë gjatë kësaj vere. Pak ditë më parë vetë sulmuesi i Seleçaos bëri të ditur se transferimi në Evropë mund të bëhej realitet nëse ai do të mendonte se ishte lëvizja e duhur për karrierën e tij.Tani mbetet për tu parë nëse Neymarë do të marrë në konsideratë këshillat e teknikut të kombtares Barziliane apo do të veprojë ashtu siç ai e ndjen më mirë për të ardhmen e tij.