Humbje e thellë e Interit nga Tottenhami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2013, 13:09
Humbje e thellë e Interit nga Tottenhami me rezultat 3-0 në takimin e zhvilluar të enjten mbrëma në 1/8-ën e Europa League.Goli i parë erdhi nga Gareth Bale, i cili shënoi me kokë për 1-0 ndërsa në minutën e 18-të, Sigurdsson shënoi për 2-0.Në pjesën e dytë, ishin sërish anglezët të cilët shënuan. Në minutën e 53-të, Jan Vertonghen shënoi me kokë pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Gareth Bale, 3-0.Megjithë tentimin për të shënuar, Interi nuk arriti ta bëjë këtë deri në fund të takimit.Humbja e thellë ia vështirëson punën Interit në Giuseppe Meazza të enjtën e ardhshme për të kualifikuar për më tej.