Mourinho: Në ndeshjen me Manchesterin kërkojmë vetëm fitore

Në pragë të supërsfides së Chempions Ligë mes Manchester Unitet dhe Real Madrdid, Hoze Murinjo ka lëshuar një nga batutat e tij të zakonshme për të komentuar gjendjen e Kristiano Ronaldos para kësaj sfide të madhe të futbollit ndërkombëtar."Ai është mirë dhe besoj se do të jetë mirë edhe pse luhet në "Old Traford". E njohin shumë mirë këtu dhe jam i sigurt se do të ketë një pritje fantastike për të, mëse të merituar për atë që ka dhënë këtu. Por mua personalisht do të më kishte pëlqyer që ndaj Kristianos anglezët të kishin thënë gjëra aspak të këndshme në vend të lajkave që i kanë bërë këto ditë", ishte komenti i trajnerit duke lënë të kuptohet se kjo situatë mund të dëmtojë përgatitjen e portugezit për këtë sfidë kaq të rëndësishme.Ndërsa në lidhje me forcën e kundërshtarit tekniku portugez theksoi se:"Unë pres një Mançester shumë mbrojtës kur topin e ka Real Madrid dhe shumë ofensiv kur janë janë me topin në zotërim. Por kështu do të kundërpërgjigjemi edhe ne. Duhet të tregohemi shumë të fortë në mbrojtje pasi edhe ata janë të fortë në aksionet ofensive".Me tej Special One shton se të dy skuadrat do të vijnë pas një serie rezultatesh pozitive në këtë ndeshje, por është e vështirë të parashikosh se kush do të fitojë. “Mançester dëshiron të fitojë gjithçka dhe e ka treguar në kampionat, ndërsa edhe ne jemi në formë të mirë. Ndaj e gjithë bota do të marrë veshë fitoesin pas 90 minuteshit ", përfundojë trajneri i Real Madrid i cili tashmë i ka të qarta objektivat e skuadrës ku kërkohet më patjetër kalimi në fazën tjetër të këtij kompeticioni edhe pse përballë ka një nga skuadrat më të forta të kontinentit të vjetër.