Shkarkohet trajneri i Partizanit Shpëtim Duro

Nuk zgjat shumë aventura e Shpëtim Duros në stolin e Partizanit.Humbja në Pukë me Tërbunin 1-0 për javën e 19 të Kategorisë së Parë, ka rezultuar fatale për trajnerin e Partizanit Shpëtim Duro pasi sot drejtuesit e klubit vendosën shkarkimin e tij.Në marrjen e këtij vendimi kanë ndikuar edhe rezultat jo të kënaqshme të fundit pasi Partizani për momentin është larg rikthimit në Superiore pasi renditet hë vendin e 5-të, me 10 pikë më pak se Lushnja.Drejtimin e Partizanit përkohësisht e merr Hasan Lika që mbulon edhe rolin e Drejtorit Sportiv të klubit.