Hamdi Salihi shënon gol te Jiangsu Sainti

Bomberi i kombëtares tonë kuqezi Hamdi Salihi ka debutuar me gol që në ndeshjen e tij të parë me skuadrën kineze të Jiangsu Sainti.Ndonëse ka bërë një debutim ëndërrash me skuadren e tij të re pas avendurës jo shumë të këndshme në Amerikë shkodrani Salihi nuk i është gëzuar shumë golit pasi skuadra e tij është mundur me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë.Në takimin e luajtur në Korenë e Jugut përballë Seulit vendas, Salihi e filloi ndeshjen nga stoli, për t'u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0 për ekipin kundërshtar. Më pas, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera para se sulmuesi shqiptar të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 80-të, duke përfituar nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së ekipit korean.Goli i bomberit shkodran ishte më shumë një arritje personale pasi nuk ndryshoi fatin e këtij takimi. Skuadra e re e sulmuesit të kombëtares tonë në fund të takimit do të pësonte edhe një gol tjetër, duke e mbyllur ndeshjen me një humbje të thellë 5-1.Me golin e realizuar Salihi pritet të jetë titullar te skuadra kineze, ndërsa në javën e ardhshme do të debutojë zyrtarisht edhe në kampionatin vendas, ku Jiangsu synon të përmirësojë vendin e dytë të sezonit të kaluar.