Zgjedhjet lokale, nis fushata në Maqedoni

Në Maqedoni ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit.  Fushata për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal për zgjedhjet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjas 20 ditë. Më 23 mars, një ditë para zgjedhjeve është heshtja zgjedhore.Numri i kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë akoma nuk është përfundimtar, për shkak se me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor dhe ndërprerjen e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita maqedonase, Parlamenti të shtunën ka shtyer afatin për dorëzimin e listave nga opozita deri më 8 mars.Të drejtën e votës do ta kenë 1.743.403 qytetarë në mbarë vendin.  Votuesit do të votojnë për partitë dhe kandidatët sipas numrit rendor të përcaktuar në listën e votimit nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa numrat e rij do të plotësohen me listat e kandidatëve të opozitës maqedonase.Partitë politike prej sot do të nisin takimet intensive me qytetarët, ndërsa në mbrëmje janë paraparë tubimet e para qendrore nëpër komuna. BDI, PDSH dhe RDK janë siglat e partive që garojnë nëpër komunat e vendit. Shqiptarët garojnë në këto zgjedhje në rreth 38 komuna me lista këshilltarësh dhe kandidatë për kryetarë komunash.