Raundi i gjashtë i dialogut Kosovë-Serbi dhe Veriu

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç, pritet që të vazhdojnë dialogun më 4 Mars në Bruksel.Pas hapjes së çështjeve që kanë të bëjnë me strukturat paralele në veri të Kosovës në takimet e 19 dhe 20 shkurtit, të dy kryeministrat kanë dërguar delegacionet e tyre në Bruksel për harmonizimin e shumë çështjeve të mbetura hapur.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar shuarjen e strukturave të sigurisë që Beogradi ka ngritur në veri dhe transformimin e strukturave të administratës, arsimit e shëndetësisë në struktura legale.E ndërsa kryeministri serb Ivica Daçiç ka folur më shumë për një riorganizim sesa për shuarjen e këtyre strukturave. Ndërkohë analistët  politik thonë se në kuadër të procesit negociues pritet që Prishtina dhe Beogradi  të nisin konkretizimin e marrëveshjeve të arritura. Nëse palët do të arrinin deri te marrëveshjet për normalizimin e gjendjes në veri,  mendohet se  kjo pjesë të kalojë edhe nëpër një fazë kalimtare.Gjatë kësaj periudhe, besohet se komuniteti ndërkombëtar do të kishte një rol shtesë derisa të ngritën struktura të reja në veri. Dialogu politik midis Prishtinës e Beograd, pasoi një proces paraprak të bisedimeve teknike.Bisedimet nisën edhe me bekimin e Kuvendit të Kosovës që kaloi përmes një rezolute e cila i përcakton vijat e kuqe për Qeverinë e Kosovës.Një çështje që ka ngritur më shumë dilema është ajo e formimit të asociacionit të komunave serbe.Sipas nalistëve ky asociacion duhet të formohet  si një organizatë joqeveritare, në të kundërtën do të ketë përplasje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.