Tensionet Bashki-Qeveri, Cara: Pretendimet e Dakos të pavërteta
Rriten tensionet në marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe atij qendror ne Durrës. Në deklaratën e dhënë pak ditë më parë në Ora News, kreu i Bashkise së Durresit, Vangjush Dako tha se qeveria po tenton të bllokojë fondet per Bashkinë dhe rasti me flagrant ishte ai i kalimit te detyrimeve të ndërmarrjes se Ujesjellësit për bashkinë e Durrësit, gjë që sipas tij nuk ështe logjike dhe ligjore, pasi bashkia e Durresit nuk e ka ne varesi Ujesjellesin. Dako tha se politikat bllokuese po rrezikojne pagat e punonjesve dhe investimet.Pas këtyre deklaratave reagimi ka ardhur nga kryetari i deges se PD-se se Durresit, Igli Cara, i cili i ka konsideruar pretendimet e kryetarit te Bashkise si te pavërteta dhe me qellime politike per te shmangur vemendjen nga puna e dobet e Bashkise.Muajt e fundit është vënë re një rritje e tensioneve mes bashkise se Durresit, perfaqesuesve te qeverise, gje që është reflektuar jo vetem me miratimin me vonese te buxhetit, por dhe me mos ndarjen e banesave per te pastrehet ne Keshillin bashkiak.