Politika uron Kurban Bajramin, Berisha: Vitin tjetër me fitore

Krerët e lartë të shtetit dhe të politikës, ambasadorë të akredituar në Tiranë kanë uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Urimet e politikanëve u përcollën fillimisht në vizitën tradicionale në Komunitetin Mysliman dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u pritën Haxhi Selim Muça dhe nga baba Edmond Brahimaj.Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka vlerësuar udhëheqësit shpirtërore për konsolidimin e tolerancës fetare ndërsa ka uruar që Kurban Bajramin e ardhshëm shqiptarët ta festojnë me një fitore të merituar.“Uroj të gjithë besimtarët muslimanë por të gjithë besimtarët e tjerë të zotit këtë ditë të madhërishme të sakrificës për të mirën, ditën e Kurban Bajramit, ditë që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare. Ditën që frymëzon mirëkuptim, dashuri respekt dhe tolerance. Duke uruar gëzuar këtë ditë shpreh vlerësimin për udhëheqësit shpritëror të komunitetetit mysliman dhe të komuniteteve të tjera të cilët me një mençuri të madhe me një përkushtim të madh dhe besim të pakufijshëm tek zoti po konsolidojmë visarin më të çmuar të kombit shqiptar tolerencën fetare e cila është dëshmi e një qëndrimi të pashembullt qytetar të besimtarëve shqiptarë. Uroj që Kurban Bajrami tjetër tjetër ta festojmë më mirë dhe më të gëzuar me një fitore të të merituar” tha Berisha.Topalli:Gëzuar festën e humanizmitKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pasi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit theksoi se kjo festë ka një gëzim të veçantë pasi festohet në një vit jubilar, atë të 100 vjetorit të pavarësisë."Sot të gjithë shqiptarët nderojnë festën e besimtarëve myslimanë. Sot të gjithë nderojmë festën e Kurban Bajramit. Ndoshta është festa që ka gëzim më të madh brenda vetes. Në këtë 100-vjetor, kjo festë sigurisht që gëzimin e ka të veçantë, unik, të jashtëzakonshëm. Duke pasur në thelbin e saj sakrificën dhe humanizmin, natyrisht një mendim i veçantë shkon tek të gjithë ata shqiptarë që e deshën dhe e duan aq shumë këtë vend, që sakrifikuan për këtë vend dhe që bënë të mundur 100 vite më parë që vendi jonë të shpallej i pavarur dhe i lirë. Në sajë të sakrificës së tyre, të humanizmit të tyre, shqiptarët sot janë të lirë në të gjitha trojet. Me gjithë zemër u uroj të gjithë besimtarëve Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Kjo është festa e humanizmit!" tha Topalli.Rama:Uroj që nesër të jetë më mirëNdërsa kreu i opozitës Edi Rama i është drejtuar me urimin e tij të gjithë personave në nevojë. "I uroj të gjithëve gëzuar dhe posaçërisht të gjithë atyre që sot nuk ndihen mirë, që janë në spitale, që janë në fundin e muajit dhe s`kanë të ardhura dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për dritë shrpese dhe për kurajo dhe ata janë shumica. Ashtu sikundër uroj që nesër të jetë më mirë dhe padyshim që do të jetë më mirë” tha Rama.Xhamia e re, Basha:Është zgjidhur pronësia e truallitNdërkohë kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka njoftuar se tashmë është zgjidhur çështja e pronësisë për ndërtimin e xhamisë së re për kryeqytetin. "Dua të jap një lajm të mirë për të gjithë besimtarët myslimanë se është zgjidhur edhe çështja e pronësisë për ndërtimin e xhamisë. Është arritur edhe një marrëveshje me pronarët dhe kështu I hapet rrugë ndërtimit të xhamisë” tha Basha.Gjithashtu kryebashkiaku Basha i bëri një apel politikanëve të shohin më shumë interesat e qytetarëve se sa ato partiake.Kjo është një festë e cila përkujton disa virtyte por unë dua të ndalem tek solidariteti njerëzor, për kujdesin për më të vegjlit, për më të moshuarit, për më të vobegtit. Kjo të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne dhe për udhëheqësit politik të vendit që të shohin më shumë për interesat e vendit dhe jo interesave partiake” tha Basha.Topi: Logjika të mbizotërojë mbi arrogancënEdhe kreu i FRD-së Bamir Topi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit ndërsa kërkoi më shumë tolerancë dhe mirëkuptim.  “Kjo është një ditë me një kuptim shuëm të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjithë ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja, toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit. Uroj edhe njëherë gëzuar Kurban Bajrami dhe mirësi, begati dhe harmoni” tha Topi.