Korça pa Shtëpinë e Flamurit, Bashkia i përsërit apelin MTKRS-së
100 vjetori i shtetit shqiptar do e gjejë Korcën pa Shtëpinë e Flamurit. Ndërtesa ku 96 vjet më parë patrioti i shquar Themistokli Gërmenji shpalli krahinën autonome të Korçës, nga muaji gusht i këtij vitit nuk ekziston më.Ajo është shembur në rrethana të paqrta, ndërsa fill pas këtij momenti Bashkia e Korçës nëpërmjet kreut të saj, ka depozituar në organin e Prokurorisë një kallzim penal për të gjetur autorët. Ndërsa gjithçka ka mbetur pa emër, hapi i dytë që ndërmori kjo njësi vendore ka qënë rindërtimi i saj deri më 28 nëntor.Sotiraq Filo, nënkryetar i bashkisë Korçë bën apel për Ministrinë e Kulturës, duke i kërkuar kësaj të fundit përshpejtimin e procedurave për të nisur nga puna, pasi koha nuk pret më.Pas shëmbjes së godinës ka patur një inisiativë nga bashkia e Korçës për ndërtimin dhe kthimin në identitet të kësaj godine me fondet e saj, por duke marë miratimin e Ministrisë së Kulturës. Me këtë të fundit gjatë kësaj kohe ka patur një korrespodencë të rregullt, ndërsa kjo Ministri ka ngritur dhe një komision të posaçëm.Ndërsa ditët kalojnë dhe 28 nëntori afrohet, bëhet gjithmonë dhe më e pamundur rindërtimi i ndërtesës historike të Korçës. Apeli i fundit ëdhtë për Ministrinë e Kulturës dhe strukturat e tjera shtetërore për të bërë gjithçka në kohë reale që kjo godinë në zemër të qytetit të ringrihet.