Plagosje për pronën në Divjakë, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2012, 09:22
Plagosje me armë zjarri në Divjakë të rrethit të Lushnjës. Mbrëmjen e sotme, cështja e pronës ka konfliktuar dy shtetas, konflikt ky që ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.Mësohet se Roland Golemi, 28 vjeç ka plagosur Aurel Kaçabumin, 30 vjeç në fshatin Kryekyq. I plagosuri është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për ndalimin dhe vënien në pranga të autorit të plagosjes.