Kujtohet lindja e Fishtës në Lezhë, poeti kujtohet vetëm në shkolla

Në këtë vit jubilar për Shqipërinë është premtuar se figurat historike, patriotike do të jenë në vëmendje të plotë të qeverisisë shqipare, por realisht kujtimi i At Gjergj Fishtës është pluhrosur nga harresa ashtu si botimet e tij që qëndrojnë vetëm në biblotekën e qytetit. E ndërsa Lezha është vendlindja e tij,asgjë nuk është bërë për të kujtuar kontributin letrar të Fishtës.Të parët që kanë dhënë një shembull pozitiv për të nderuar këtë figurë kanë qenë nxënësit e shkollës së Lezhës dhe ata të Prishtinës, shkolla që mbajnë emrin e Fishtës për ta kujtuar në ditëlindjen e poetit të madh. Kjo është ditëlindja e 141 e poetit, kritikut, studiuesit dhe atdhetarit te njohur shqiptar dhe drejtuesit e shkollave thonë se ka mjaft arsye që kjo figurë të nderohet siç duhet.Pjesmarrja e mesuesve dhe nxenesve te shkolles 9 vjecare “At Gjergj Fishta” ne Prishtine eshte nje detyrim qe vjen nga ky emer i madh, dhe sipas drejtorit te kesaj shkolle, kjo feste merr nje rendesi me te vecante pasi festohet ne nje vit jubilar per shqiptaret.Mëgjithëse përvjetori i ditelindjes se Fishtes duhej te ishte nje feste per te gjithe Lezhen, serish eshte demostruar shenja e harreses per figura te rendesishme te kesaj zone.