"Rrëfim paradoksal", lexim mes rreshtave i Albert Vërrisë

Vjen me anë të librit të tij "Rrëfim paradoksal" një Albert Vërri ndryshe. Jemi mësuar të që ta lexojmë mes roleve, ndërsa tashmë mund ta lexojmë edhe mes rreshtave. 120 role në skenë dhe kinematografi të cilat zbërthehen me anë të bashkëbisedimit me autorin, janë si një buqetë e madhe me lule në prag të jubileut të madh të pavarësisë.Me anë të frymës biblike, siç njihet ndryshe "Kapedani", arrin të rrëfejë vështirësitë e jetës, objekt i një grotesku që zbërthen karakteristikat e personazheve, në një pamje "jetë-vdekjeje". Me anë të këtij libri, i cili përcjell kulturë të madhe jetësore ai arrin të koncpetojë në formë vizuale përjetësinë në art.Kjo vepër do të indetifikohet dhe do të mbetet një shenjë e kohës, në një periudhë ku krijimtaritë të derdhura në libra mungojnë.