Rikthimi i dënimit me vdekje? Të moshuarit pro, të rinjtë kundër

Vala e krimit që ka përfshirë vendin kohët e fundit ka bërë që të këtë diskutime për ndryshimin e kodit penal, duke aplikuar dënimE më të rënda deri në atë kapital me vdekje. Por qytetarët duken të ndarë në këtë drejtim dhe faktori që i ndan është mosha.Të rinjtë janë kategorik që dënimi me vdekje nuk duhet të aplikohet, pasi nuk ka të drejtë askush të marrë jetën, qoftë kjo e sanksionuar edhe në ligj. Ndërsa personat të cilët kanë jetuar gjatë kohës kur në vend aplikohej ky lloj dënimi, shprehen se ai do të frenonte kriminalitet që ka përshirë vendin.Për ndryshimet në kodin penal u shpreh edhe Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë. Ai deklaroi se krime si vrasja e policive, dhuna në familje apo hakmarrja, krime të cilat muajt e fundit kanë arritur nivele shqetësuese, mund të marrin burgim të përjetshëm.