Monedha shqiptare ndër vite, ekspozitë e BSH për 100 vjetor

Në kuadër të vitit jubilar u organizua eskpozita për pasqyrimin e monedhës kombëtare. Kjo eskpozitë pasqyron përpjekjet e para të Ismail Qemalit për krijimin e një Banke Qendrore Shqiptare, e deri në ditët e sotme. U shpalosën nje sërë vlerash kulturore e historike të monedhës dhe kartmonedhës ndër vite. Në këtë event u prezantua dhe seria e monedhave përkujtimore me tematikë “100 vjetori i pavarësisë”.Monedhat e shtypura që përkojnë me këtë vit jubilar si dhe medalioni i Bankës së Shqipërisë do të paraqiten në vazhdimësi për publikun e gjërë në eskspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë.