Clinton në Tiranë për 100 vjetor, Berisha: Nder i madh për vendin
Lajmi i vizites se Sekretares se Shtetit Hillary Clinton, mikes se shquar te Shqiperise dhe kombit shqiptar, me ftese te Kryeministrit Berisha, ka gezuar shume te gjithe shqiptaret si dhe perben ngjarjen me te rendesishme ne kremtimet e 100 vjetorit te pavarsise se Shqiperise.Kryeministri Berisha duke i uruar nje mireseardhje te perzemert Sekretares se Shtetit Hillary Clinton ne Shqiperi, thekson se kjo vizite eshte deshmi e marredhenieve te shkeqyera qe ekzistojne midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave te ngrohta e miqesore dhe respektit qe Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara ushqejne per shqiptaret si dhe mbeshtetjes se cmuar qe i kane dhene dhe i japin ne menyre te vazhdueshme Shqiperise dhe kombit shqiptar ne perpjekjet per ndertimin e demokracie se bazuar ne vlerat e tregut.Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton ne kuadrin e 100 vetorit te pavaresise se Shqiperise, eshte nje nder i madh por dhe nje rast i vecantë per qytetaret dhe autoritetet e vendit tone, per te shprehur edhe njehere mirenjohjen me te thelle ndaj mbeshtetjes se jashtezakonshme dhe rolit kryesor qe SHBA kane luajtur keto 100 vite ne perpjekjet e shqiptareve per liri, dinjitet kombetar dhe per integrim ne institucionet euro-atlantike dhe evropiane.