Pazari si “rrjetë merimangash”, kabllot elektrike mbysin Monumentin
Kabllot e kompanive të telefonise fikse, të linjave të internetit dhe të televizioneve kabllore dhe linjat ajrore të energjisë elektrike po shkatërrojne imazhin turistik të fasadave në zonën historike te Gjirokastres. Instalimet ajrore te ketyre kompanive prej vitesh po zene vend ne fasadat e godinave te shpallura Monument Kulture ne pazarin mbi 300-vjecar."Telat elektrike, tabelat orientuese dhe reklamat e ndryshme demtojne pamjen vizive te pazarit", shprehet Dorian Ceribashi, inxhinier prane Institutit te Monumenteve ne Gjirokaster, ku sipas tij kjo pamje prej “rrjete merimangash” vret syrin e vizitoreve.Sipas Ceribashit eshte e domosdoshme qe kjo situate te gjeje nje zgjidhje me kordinimin e institucioneve perkatese, Bashkise, Institutit te Monumenteve dhe kompanive private qe ofrojne sherbimet e tyre me kabllot elektrike. Nderkaq, burime nga bashkia e Gjirokastres bejne me dije se nga zyra zhvillimit dhe hartimit te projekteve ende nuk eshte hartuar ndonje plan konkret per menaxhimin e situates apo shpernguljen e ketyre kabllove.Fibrat optike, te cilat duhet te ishin instaluar nga kompanite private per ta perhapur sherbimin ne rrjet valor nuk jane aplikuar, duke bere qe rrjedhimisht te cenohen standaret turistike. Kjo forme e perhapjes se sinjalit pa kabllo dhe pa demtuar objektet Monument Kulture ne pazarin e Gjirokastres, do te ishte sipas specialisteve te monumenteve nje zgjidhje e drejte per turizmin dhe per kompanite qe ofrojne sherbime me kete natyre.