Shkodër, 45 pacientë ndërpresin mjekimin, shkak avaria e një pompe uji
Të sëmurët me veshka që trajtohen me dializë në Shkodër kanë ndërprerë mjekimin dhe kjo për shkak të mos funskionimit të një pompe uji. Vetëm në spitalin rajonal të Shkodrës, janë 45 pacientë që vuajnë nga nga ky problem dhe tashmë dhe lënia në pritje për mjekim ka përkeqësuar gjendjen e tyre.Terapia e tyre, pra kurimi me dializë zgjatë disa orë dhe duhet të bëhet minimalisht 2 herë të ditë. Pa marrë ende një përgjigje nga drejtoria e spitalit apo autoritetet shëndetësore se kur mund të rinisin mjekimin e tyre, pacientët thonë se u rrezikohet jeta ndërsa të gjithë heshtin përpara këtij fakti.Jashtë kamerave, mjekët janë shprehur se ky defekt është shkaktuar nga punimet që po bëhen për rikosntruskionin e spitalit. Gjithashtu mjekët thonë se paicnetët me dializë nuk mund të presin dhe se duhet një zgjidhje emergjente. Por sipas informacioneve të fudit, autoritet e spitalit janë vënë në lëvizje për të zgjidhur problemin.