Kakavijë, kapet 5.2 kg marijuanë, prangoset studenti
Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 5.2 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e lëndës narkotike.Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar 24-vjeçarin Olsian Rondo, student në fakultetin Ekonomik në Universitetin "Eqerem Çabej" në Gjirokastër pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij me targa GJ 66 91 A rezultoi se në shasinë e automjetit në kanalin që kalon malvida e automjetit ishte sajuar një dhomë e vogël e salduar me fletë metalike me qëllim maskimin , ku brenda saj janë konstatuar pako me lëndë narkotike.Sipas policisë në brendësi të dhomës së krijuar në shasinë e automjetit u gjetën 8 pako me madhësi e peshë të ndryshme, të mbështjella me letër alumini dhe me natriban transparet të lyera me graso , ku brenda tyre kishte 5.2 kilogramë Mariuanë.Policia thekson se 24-vjeçari Rondo e ka blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparate celulari , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.Ndërkohë 24-vjeçari akuzohet për veprën penale të "Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike", dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme.Ndërkohë gjatë javës së fundit janë goditur 5 raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek .