Shqipëria reklamohet në Rusi, ekspozitë në Shën Petërburg

Agjensia kombëtare e turizmit reklamon Shqipërinë turistike në Rusinë e largët.Në një ekspozitë fotografike të Roland Tashos në Shën Petërburg synohet promovimi i i turizmit shqiptarë,nga ku kërkohet që vendi ynë të jetë destinacion i preferuar nga rusëve. Drejtoresha e AKT Brikena Arapaj u shpreh që keto bukuri mund të preken dhe shijohen nga vizitorët rus.Në foto shfaqen vendet më të bukura turistike të Shqipërisë nga veriu në jug. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur nga data 20 tetor deri në 1 nëntor për vizitorët e Shën Petërburgut. Më pas do jetë Moska qyteti i rradhës ku do të zhvendoset.Synimi i është i qartë promovim sa më i madh në Rusi e për rrjedhojë rritjen e numrit të turistëve që vijnë nga ky vend në Shqipëri.