Ruli: Politikat e mazhorancës më realiste se modeli socialist

Prej disa ditës, kreu i PS-së Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë takimesh me fermerët shqiptarë, të cilët kanë listuar një nga pengesat më të mëdha për kultivimin e prodhimeve bujqësore mosfunksionimin e kanaleve ujitëse.Premtimi i kryesocialistit Edi Rama se me 5 fishimin e investimeve në fshat nga socialistët do të zgjidhet problemi i ujitjes dhe kullimit, ka nxitur reagimin e ministrit të bujqësisë Genc Ruli. Gjatë një vizite në zonën e Fierit, Ruli tha se PS-ja ka lënë trashëgim kanale të ndërtuara pjesërisht, e të ndërtuara pa pasur burimin ujor.Sipas tij, politikat e ndjekura nga kjo mazhoranca janë shumë më realiste se sa ato që mund të marrë si model qeverisja socialiste.“Mua më vjen mirë që kryetari i opozitës ka pasur më së fundmi prononcim konkret për prioritetet që mund të ndjekë PS në fushën e bujqësisë, duke cilësuar si të tillë ndërhyrjen në ujitje dhe kullim. Kemi vazhduar në fushë e ndërhyrjeve në kullim dhe ujitje, me projekte shumë më efektive se ato të bëra në periudhën e qeverisjes socialiste 1999-2005, projekte që vuanin nga gjigando mania, projekte që në qeverisjen socialiste kishin të madh vlerën e prokurimit, por shumë të pakët impaktin e tyre. Unë uroj që zoti Rama të na dëgjojë në prioritetet që ne vendosim, sepse politikat tona kanë qenë shumë më realiste dhe të studiuara se sa ato që mund të merrte natyrshëm model qeverisja socialiste" tha Ruli.Duke dhënë detaje për zonën e Fierit, në inspektimet e punimeve që po bëhen për pastrimin edhe thellimin e kanalit të ujërave të larta Levan -Pojan, pas 25 vitesh, minsitri tha se vlera e fondeve për këtë viti që ka pasur zona e Fierit qoftë për shpenzime kapitale qoftë si fonde që i japim Bordit të Kullimit është rreth 100 milion lekë, dhe kjo vlerë është konsistente”. Projekti synon mbrojtjen e tokave bujqësor nga gërryerjet e lumit Vjosë.