Tentoi të fuste drogë në burgun e Peqinit, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Peqini 34-vjeç, i cili u kap nga shërbimet e kontrollit të burgut të sigurisë së lartë duke tentuar të fuste në qelinë e të vëllait, 100 doza kanabis sativa.Ky shtetas kishte shkuar për takimin e rradhës me vëllain e tij Eduard Peqini i njohur me pseudonimin “Mandela”, i cili vuan dënimin me 18 vite heqje lirie për vrasje së bashku më dy vëllezër të tjerë.Droga me destinacion qelinë e tij ishte paketuar dhe fshehur mes rrobave që vëllai i tij Luan Peqini i kishte sjellë për ndërresa.Por policia gjatë kontrollit të tyre ka zbuluar lëndën narkotike të fshehur mes tyre dhe ka bërë arrestimin në flagrancë 34-vjeçari. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë në burgun e Peqinit u arrestuan tre femra, pasi tentuan të fusnin drogë në qeli te një i afërm i tyre.