Turizmi në Gjirokastër, 15% më shumë vizitorë nga viti i kaluar
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishëm te turizmit historik dhe kulturor, sipas burimeve zyrtare , është vizituar te paktën 15% më shumë se vitit i kaluar që do të thotë rreth 25 mijë vizitorë. Të dhënat i referohen zyrës së Informacionit Turistik te Bashkise, por nuk jane plotesisht te sakta.Nderkaq Zyra qe grumbullon ankesat e turisteve dhe monitoron standartet e sherbimit ndaj tyre ben me dije se ankesat jane shume te ngjashme me ato qe u drejtuan vitin e kaluar, gje kjo qe kjo tregon se jane bere pak perpjekje per permiresime.I vetmi sektor qe ka njohur nje lloj permiresimi, pohojne turistet, eshte infrastruktura rrugore, megjithate ata ankohen per vonesa dhe ndalesa te shpeshta te mjeteve te trasportit public, çka zgjat kohen e udhetimit te tyre.Nga ana tjeter kete vere eshte vene re mungese ne kapacitetet njerezore qe siguruan sherbimet ndaj turisteve si ne hotele bare e restorante. Ne Gjirokaster megjithese pretendohet per turizem gjithevjetor, vihet re se turizmi eshte plotesisht sezonal.Kete vere, Gjirokastra eshte vizituar nga nje numer i madh turistesh ditore, te cilet kane ne itinerarin e vizites se tyre rrugetimin Korfuz - Sarande - Butrint - Gjirokaster dhe kthimin, por shifra nuk eshte asnjehere e qarte pasi ne asnje pike kufitare nuk grumbullohen te dhena mbi destinacionet qe vizitohen nga turistet.