Topi: Logjika të mbizotërojë mbi arrogancën
Edhe kreu i FRD-së Bamir Topi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.Në mesazhin e tij, ish kreu i shtetit kërkoi më shumë tolerancë dhe mirëkuptim.“Kjo është një ditë me një kuptim shuëm të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjithë ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja, toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit. Uroj edhe njëherë gëzuar Kurban Bajrami dhe mirësi, begati dhe harmoni” tha Topi.Ndërsa kreu i opozitës Edi Rama i është drejtuar me urimin e tij të gjithë personave në nevojë. "I uroj të gjithëve gëzuar dhe posaçërisht të gjithë atyre që sot nuk ndihen mirë, që janë në spitale, që janë në fundin e muajit dhe s`kanë të ardhura dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për dritë shprese dhe për kurajo dhe ata janë shumica. Ashtu sikundër uroj që nesër të jetë më mirë dhe padyshim që do të jetë më mirë” tha Rama.