Kurban Bajrami, PDIU uron të gjithë shqiptarët
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në mesazhin e saj drejtuar të gjithë shqiptarëve i uron ata për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri, simbole këto të ditëve të shenjta.“Me anë të kësaj feste na shfaqet mëshira dhe dashuria e Zotit për njerëzimin. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë, qoftë i bekuar mbarë kombi shqiptar kudo që ndodhet dhe çdo shqiptarë pastë në familjen e tij paqe dhe lumturi, simbole këto të ditëve të shenjta. Kjo ditë është dita e paqes dhe e mirëkuptimit për të gjithë besimtarët. Kurban-Bajrami simbolizon ditën e faljes dhe të bashkëpunimit, çka nevojitet përsëpari për kombin shqiptar dhe për të gjithë njerëzit” thekson PDIU-ja.