100-vjetori i pavarësisë, Elbasani vlerëson figurat patriotike

Në kuadër të 100 vjetorit te pavarësisë, në qytetin e Elbasanit përvec programeve festive do të bëhen vlerësime të figurave kryesore elbasanase qe kane dhene kontribut te vlefshem per shpalljen e pavaresise se vendit tone. Sipas Prefektit, Shefqet Deliallisi,do te ngrihet një memorial në nder të të gjithë figurave që dhanë jetën për clirimin e qytetit te Elbasanit dhe në shpalljen e pavaresise se Shqiperise.Sipas Deliallisit,ne nder te figures se “Aqif Pashes”, emri i tij do të jetë emri i bulevardit kryesor qe mban sot emrin “Qemal Stafa”. Deliallisi thekson se me rastin e 100 vjetorit te pavaresise shume figura te njohura elbasanase do te vleresohen me titullin "Qytetar Nderi".Për këtë përvjetor jubilar të Shqipërisë shtet prej disa javesh kane nisur punimet per rikthimin ne identitet te qendres historike te Elbasanit me rikonstruksionet e disa monumenteve te rendesishme te kultures si Kulla e sahatit, Kulla juglindore e kalase se qytetit, zhvendosja e bustit te Aqif Pashes etj.