Korça priti 480 mijë turistë, nisin masat për sezonin dimëror
Pavarësisht se është një vjeshtë e vonuar, sezoni turistik konsiderohet i mbyllur insitucionet në Korcë bëjnë bilancin e turizmit në këtë vend. Plot 480 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë qëndruar në rajonin e Korçës gjatë stinës së verës, duke e konsideruar atë si ndër më të vizitueshmet në të gjitha pikat turistike të kësaj treve.Pogradeci mbetet zona kryesore me një numër të lartë pushuesish, ndërkohë që nuk mund të lihen mënjanë zonat turistike malore si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Gërmenji etj. Prefekti i Korçës, Andrea Mano, ka theksuar rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin ekonomik të këtij qarku, ndërsa e konsideron atë gjatë këtij viti si mjaft të suksesshëm.Ndërsa sezoni i verës ka mbetur pas, pritet të nisë përgatitja për vitin e ardhshëm, por dhe për të marë mundësinë e ndërhyrjes në infrtastruktuë në disa zona, për të lehtësuar qytetarët dhe nën anën tjetër për të pëmbyllur disa projekte me qëllim reduktimin e ndotjes.