Përplasje me armë në "Çole" të Vlorës, 3 të ekzekutuar, arrestohen 4
Tre të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë të ndodhur mes dy grupeve rreth orës 14:15 minuta, të 7 prillit 2015, në lagjen "24 Maji" e njohur ndryshe si lagjja "Çole" në Vlorë.Viktimat janë Haki Rakipi 28 vjeç dhe 27 vjeçari Alfred Velaj, Albi Limaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleksandër Llanaj. Në orët e vona të mbrëmjes policia deklaroi se kishte arrestuar 4 persona, mes tyre dhe Aleksandrin. Të arrestuarit e tjerë janë Bertil Alliaj, Xhuliano Lutaj, Ani Begaj.E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, me emrin "Adore" në kryqëzimin e lagjes “Çole” dhe dyshohet se ka motiv larje hesapesh mes 2 grupeve.Viktimat të dënuar për vrasje dhe plagosjeViktimat e ngjarjes në Vlorë ishin persona me precedent të mëparshëm penal. Alfred Velaj ka qenë i dënuar për dy plagosje dhe më herët i dënuar me burg. H. Rakipi ka qenë i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe një futbollisti. Pas vrasjes Rakipi është larguar në SpanjëKu ishin të pozicionuar viktimat Sipas rrëfimeve të dëshimtarëve okularë Haki Rakipi dhe Alfred Velaj kanë qenë duke konsumuar pije në verandën e lokalit.Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj kanë zbritur nga makina tip Benz gri dhe janë drejtuar tek lokali. Pasi kanë bërë debat për disa minuta me dy djemtë, kanë marrë të ikin. Sapo kanë zbritur shkallët mendohet se Albi Limaj ka qëlluar fillimisht në drejtim të Rakipit. Nga ana tjetër shoku i këtij Alfred Velaj i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të dy djemve. Duke lënë të plagosur rëndë Albi Limajn dhe Aleksandër Llanaj. Të shtëna janë dëgjuar edhe nga makina.Albi Limaj ka gjetur vdekjen në spital pak minuta sapo ka shkuar atje. Mendohet se autorët kanë përdorur pistoleta.Një orë më pas policia ndalon 2 persona, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Ani Delaj mendohet se kanë qenë në makinën nga ku u qëllua. Ndërsa më vonë u lirua Ervis Mehmeti pasi vetëm kishte bërë transportimin e të plagosurit në spital.Këta të dy janë ndaluar pranë spitalit. Policia shpall në kërkim personin e katërt që mendohet të ketë qenë në makinë.[caption id="attachment_490514" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Viktimat në Vlorë[/caption]Pse ndodhi vrasjaJo zyrtarisht policia e Vlorës thotë se të tre viktimat janë persona me precedentë penalë, për trafik droge dhe prostitucioni,brenda dhe jashtë vendit. Ndaj përplasja me armë dyshohet të ketë ardhur si pasoje e prishjes së pazareve.Viktimat e vrasjes se trefishte janëAlfred Velaj 28 vjeç -Mbeti i vdekur në verandën e lokalitHaki Rakipi, 27 vjeç - Mbeti i vdekur në verandën e lokalitAlbi Limaj 28 vjeç - Vdiq ne spitalI plagosurAleksandër LlanajTë dyshuar si autore të ndaluar nga policia janë:Aleksandër Llanaj, (i mbetur i plagosur), 23 vje ne spital i paglsour nga vloraBertil Alliaj, nga fshati Gjorm i Vlorës, 23 vjeçXhuliano Lutaj, 20 vjeç banues në VlorëAni Begaj 36 vjec banim ne Vlorë (VIDEO: Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja)Albi Limaj u godit me 2 plumba ne kokëReferuar të dhënave nga urgjenca spitalore Albi Limaj ka qënë në gjëndje të ece kur ka mbërritur në spital ndërsa ka humbur jetën sapo është prezantuar në urgjencë . Ai ka humbur ndenjat disa minuta më vonë si pasojë e dy plumbave në kokë .Jashtë rrezikut për jetën Aleksander llanaj cili është plagosur me një plumb në shpatull që i ka prekur edhe një nga mushkëritë . Ndërsa kufomat e dy te vrarëve Rakipi dhe Velaj kanë qëndruar për rreth 45 minuta të shtrirë në vendin e ngjarjes pikërisht në verandën e bar "Adore". Dyshohet se dy viktimat nuk mund ta kishin menduar se do i qëllonin pasi Rakipi kur ka vdekur është gjetur me cigare në dorë.Në vendin e ngjarjes hetimet u ndoqën nga kryeprokurori i Vlorës si dhe drejtues të lartë të policisë së Vlorës. Policia e Vlorës ka shpallur një person tjetër ne kërkim, i cili mendohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjetë tip mercedes benz 250 ngjyrë e zezë me targa vlore[caption id="attachment_490445" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Viktima Albi Limaj[/caption]Si u raportua ngjarja nga momenti kur ndodhi krimiOra 23: 25 Policia e Vlorës deklaron se janë 4 autorët e vrasjes së trefishtë Aleksandër Llanaj, (i mbetur i plagosur) Bertil Aliaj, Xhuliano Lutaj dhe Ani Begaj. Ndaj tyre është prerë urdhërarresti mbrëmjen e sotme. Eshte lënë i lirë Ervis Mehmeti pasi ishte personi që ka ndihmuar viktimat të transportoheshin në spital.Policia e Vlores jep versionin zyrtar mbi ngjarjen: "Policia ka arrestuar 4 autoret e dyshuar te vrasjes se shumefishte te ndodhur sot ne lagjen "24 Maji". Personat e arrestuar jane shtetarit:1. Aleksander Llanaj, vjec 23, banues ne Vlore i cili ndodhet i plagosur ne Spital;2. Ani Begaj, vjec 36, banues ne Vlore i cili u kap nga policia menjehere pas ngjarjes; 3. Bertil Alliaj, vjec 23, banues ne Vlore I cili eshte identifikuar dhe prangosur pas hetimeve dhe4. Xhuliano Lutaj, vjec 20, banues ne Vlore i cili ishte larguar nga qyteti i Vlores.Per te 4 keta shtetas grupi hetimor ka grumbulluar prova qe i perfshijne keta shtetas si autore dhe bashkepuntore ne ngjarje. Grupi hetimor po vijon punen per dokumentimin e plote ligjor te autoresise, dinamikes dhe motiveve te ngjarjes te cilat do te behen me dije zyrtarisht diten e neserme."Ora 15: 57 Autoret e dyshuar te ngjarjes te kapur nga policia jane shtetasit Aleksander Llanaj, Ani Delaj, Ervis Mehmeti. Policia sekuestron edhe 2 automjetet, 2 BMW X5 qe dyshohet se janë përdorur në vendngjarje si dhe 2 armë zjarri pistolete. Po punohet intensivisht për kapjen e një personi të 4 i dyshuar si i përfshirë në ngjarje si dhe për zbardhjen e motiveve te ngjarjes.Ora 15: 46 Gazetarja Jerola Ziaj informon se të tre viktimat janë me precedent penalë për akuzën e trafikut të drogës dhe prostitucionit, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu mësohet se policia ka ngritur postblloqe për të bërë arrestimin e personit të katërt që ndodhej në makinën tip Benz gri.Ora 15: 30: Policia arrin të ndalojë makinën ku po udhëtonin të dyshuarit si autorë të krimit. Dy persona të cilët ishin në makinë me Albi Limaj janë ndaluar. Nuk dihen ende motivet e këtij krimi.Ora 15: 26 Policia identifikon viktimat janëAlfred VelajHaki RakipiAlbi LimajI plagosurAleksandër Llanaj.Ora 15:00 Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj informon se në makinën nga është qëlluar kanë qenë 3 persona.Ora 14: 45 Thuhet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë tip benz gri.Ora 14: 43: Edhe policia edhe Drejtoresha e spitalit Bruna Mersini konfirmon se kemi të bëjmë me 3 viktima. “Dy trupa janë ende në lokal, ndërssa personi i tretë ka vdelur në spital”. Policia ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse e dalëse[caption id="attachment_490104" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Një prej viktimave i shtrirë në vendin e ngjarjes pas shkëmbimeve të zjarrit[/caption][caption id="attachment_490116" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Një prej viktimave i shtrirë në vendin e ngjarjes pas shkëmbimeve të zjarrit[/caption][caption id="attachment_490185" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Persona të shoqëruar nga policia në spitalin e Vlorës[/caption][caption id="attachment_490162" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Persona duke u shoqëruar nga policia në spitalin e Vlorës[/caption][caption id="attachment_490053" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja ne Vlore, ne lagjen Çole[/caption][caption id="attachment_490050" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja ne Vlore, ne lagjen Çole[/caption][caption id="attachment_490059" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja ne Vlore, ne lagjen Çole[/caption][caption id="attachment_490069" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja ne Vlore, ne lagjen Çole[/caption][caption id="attachment_490089" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Pamje nga spitali ku është transportuar i plagosuri[/caption](Video: Raportimi nga vendi i ngjarjes në lidhje telefonike)