Shpërthimet në Marinzë, dyndje në ambulancë, shtohet furnizimi me ilaçe. Banori: Po më rripet trupi
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është përballur me banorët e zonës së Patoz Marinzës paraditen e së martës, 7 prill 2015 teksa ka shkuar për të parë situatën e pas 1 prillit.Të irrituar banorët, shumë prej të cilëve kanë punuar mbi 30 vjet në sektorin e naftës, i kanë thënë ministrit të Shëndetësisë, i cili vizitoi ambulancën se nuk po kujdesen për ta.Banori: "Kam 35 vjet, po më rripet trupi mua. Maskarenjtë,… 35 vjet naftëtar unë,… jam shumë i revoltuar se je i vetmi burrë që ka ardhur mes popullit këtu"Beqaj: Mos bërtit se jemi në ambulancë dhe ka të sëmurë.Banori tjetër : "Kryetari i Komunës nxorri pistoletën, se neve nuk na lanë për t'u vizituar" Prej 1 prillit kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve me naftë, të shumtë janë banorët që janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit, por dhe në ambulancën e Marinzës për të marrë mjekimin për shkak të helmimit nga gazi.Banorja: "Dy pleqtë i kam lënë keq në shtëpi. Vit për vit marrim ilaçe.Banori tjetër: Dje erdha këtu dhe mora serum, por sot të bëj prapë serumë. Radhë ka shumë, fëmijë, gra . Kam marrje mendsh nga gazi.Ministri i Shëndetësisë ka rastisur me një vajzë të re që po merrte mjekin, teksa ka vizituar qendrën shëndetësore të Marinzës.Vajza e shtruar: Kam 4 ditë e shtruar, kam marrje mendsh tharje fyti.Edhe mami im e vëllai janë kështu.Ministri tha se do shtohet furnizimi me barna.Ilir Beqaj: "Me drejtuesit e Qendrës Shëndetësore dhe të Shëndetit Publik vendosëm që duhet të shtojmë dhe nesër furnizimin me barna dhe material mjekësore sepse këtë javë ka pasur konsumim më shumë se normalja. Pas kërkesës së Qendrës Shëndetësore që nga dje, oksimetrin dhe bomblën e oksigjenit e kemi këtu. Do të lëmë një autoambulancë që do të jetë e stacionuar sa të stabilizohet por është e nevojshme që të sjellim ekipe mjekësore shtesë për të kryer vizita nëpër familje, sepse me sa duket nga ankesat që kanë bërë banorët, një pjesë janë familje dhe ende nuk kanë filluar të vijnë në qendrat shëndetësore. Në vijimsi do të ndjekin situatën në spital. Shërbimet toksikologjike në spital tregojnë që nuk kemi raste të ngarkuara. Shëndeti publik po ndjek me shumë përparësi furnizimin e ujit të pishëm. 12 vetë janë shtruar në spitalin e Fierit".[caption id="attachment_490149" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Rradha e njerëzve në ambulancën e Fierit[/caption][caption id="attachment_490148" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Një vajzë e shtruar në spitalin e Fierit për shkak të shpërthimeve në Marinzë[/caption]
[caption id="attachment_490018" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe banorët e irrituar të Patoz Marinzës[/caption][caption id="attachment_490000" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banorët e Patoz Marinzës të irrituar me Ministrin e Shëndetësisë[/caption][caption id="attachment_490001" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banorët e Patoz Marinzës të irrituar me Ministrin e Shëndetësisë[/caption] Vasili: Masa urgjente për zhdëmtimin 100% Pas ministrit të Shëndetësisë, Marinzën e ka vizituar edhe një prej paraardhësve të Beqajt. Deputeti I LSI, Petrit Vasili. Mjek në profesion, ka inspektuar gjendjen e banorëve pas shpërthimit të fontanës së gazit dhe argjilit. Vasili ka parë nga afër edhe puset e Bankers Petroleum, dhe u ka premtuar banorëve se do merren masa urgjente për zhdënmtimin e banorëve në masën 100%. "Ministria e Energjetikës është e vonuar për zbardhjen e situatës” tha Vasili, sipas të cilit, institucioni duhet të kishte informacion Bankers Petrolium kishte pajisjet e nevojshme për të bërë shpimet, apo kanë qenë të vjetra[caption id="attachment_490019" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Deputeti i LSI, Petrit Vasili me banorët e Patoz Marinzës[/caption][caption id="attachment_490020" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Deputeti i LSI, Petrit Vasili me banorët e Patoz Marinzës[/caption][caption id="attachment_490021" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Deputeti i LSI, Petrit Vasili me banorët e Patoz Marinzës[/caption]Beqaj: Vihen dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore dhe një ambulancë shtesëPërmes një njoftimi për shtyp Ministria e Shëndetësisë, informon se ministri Beqaj, ishte i shoqëruar nga Zëvendësministri z. Klodian Rjepaj dhe drejtues të tjerë të lartë të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend për të inspektuar qendrën shëndetësore të fshatit Marinzë në rrethin e Fierit. Gjithashtu për të ndjekur nga afër situatën e shëndetit publik të banorëve të kësaj zone pas shpërthimeve të dy puseve të administruara nga kompania "Bankers Petroleum" në zonën naftëmbajtëse të kësaj zone.Për të rritur gatishmërinë dhe për të siguruar shërbim të vazhdueshëm të kujdesit shëndetsor në kushtet e emergjencës për banorët e kësaj zone, Ministri Beqaj u shpreh se "do të vihen në dispozicion dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore, në përbërje të të cilave do të jenë një mjek, një infermier dhe një punonjës social, të cilët do të vizitojnë banorët e kësaj zone në shtëpitë e tyre."Gjithashtu, z. Beqaj siguroi punonjësit e kësaj qendreje shëndetësore dhe banorët e Marinzës se Ministria e Shëndetësisë ka marrë gjithashtu masat për stacionimin e një autoambulance shtesë në këtë zonë deri në normalizimin e situatës. Nga dje, në qendrën shëndetësore të Marinzës ka oksimetër dhe bombul oksigjeni.Ndërkohë, përsa i përket përmbushjes së nevojave të shtuara në këto kushte të emergjencës, kreu i shëndetësisë theksoi se janë marrë të gjitha masat për të siguruar furnizim shtesë me barna dhe materiale mjekësore për qendrën shëndetësore të këtij fshati.Ekipi i kryesuar nga Ministri Beqaj vizitoi gjithashtu edhe Spitalin Rajonal të Fierit për të parë nga afër shkallën e gatishmërisë për pritjen e flukseve të mundshme në rritje të pacientëve.
Në foto: Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në qëndrën shëndetësore