Presidenti turk në Iran, takime të nivelit të lartë

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, mbërriti në Tehran ku pritet të ketë disa takime të nivelit të lartë, pavarësisht tensioneve në rajon dhe qendrimeve të ndryshme mbi ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen kundër rebelëve Huti.Erdogan u prit nga Presidenti iranian, Hasan Ruhani, ndërsa pritet të takohet edhe me liderin suprem të vendit, Ajatollahun Ali Khamenei.Dy vendet kanë lidhje të forta ekonomike, pasi Irani është furnizuesi i dytë më i madh me gaz i Turqisë, me 10 miliard metra kub gaz në vit.Megjithatë, vitet e fundit, kryesisht edhe për shkak të propozimeve për zgjidhjen e krizës siriane, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar.