Ligji i ri për energjinë, Halimi: Pas burgut, qytetarëve do u merrni pasurinë

Diskutimi i ligjit të ri për sektorin energjitik është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.Për opozitën ligji në thelb nuk sjell asgjë të re, përveç faktit se i jep të drejtë OSHEE-së të sekuestrojë pasurinë e klientit, nëse detyrimi i papaguar është më shumë se 150.000 lek.“Ligji per sektorin energjitik nuk sjell asgje te re, nuk ul çmimin per energjine, por vetem sa e rendon barren per qytetaret. Problemi me i madh eshte nje problem kushtetues ku OSHEE mund te sekustrojë pasurine nëqoftëse detyrimini i papaguar eshte me shumë se 150.000 lek te rinj.OSHEE do te sekuestrojë pasurine e qytetarit nëqoftëse nuk paguan energjinë. Pas burgut tani qytetaret do perballen me marrjen e pasurise. Kete nuk kerkon ta bejë me gjykate siç e ka ligji, por tani kerkon te jete furnizuesi kryegjykates, kryepermbarues” u shpreh Eduard Halimi.Sipas deputetit demokrat, të sekuestrosh banesat apo pasuritë qe kanë vlera shumë me te medha se 150.000 lek dhe per me teper ta besh kete pa gjyqtar, është një barbari juridike.Ndërsa deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se ligji mund të krijojë një konflikt civil ne gjykatat e vendit.“Ky ligj mund te krijoje nje konflikt civil ne gjykatat e vendit. Mund te jete kosto per individ te trete, te cilet kanë kontraktuar banesen apo objektin e tyre”.Nga ana tjetër, Ministria e Energjise sqaroi se nuk eshte kompania e shpërndarjes së energjisë qe kryen sekuestrimin, por një kompani permbaruese e kontraktuar prej saj.