Statuja e Snowden vendoset ilegalisht në një park të New York-ut

Një bust i ish-spiunit amerikan, Eduard Snowden, është vendosur gjatë natës së kaluar në një park në Nju Jork nga disa artistë rrugësh, të cilët shpërndanë në rrjetet sociale edhe pamjet se ndërtimit dhe vendosjes së bustit.Në kolonën mbajtëse, emri "Snowden" ishte gdhendur me gërma bronxi, ndërsa shoqërohej edhe me një shqiponjë krahëhapur.Në videon e publikuar, artistët e maskuar thanë se mbështesnin Snowdenin dhe veprën e tij për informimin e publikut për përgjimet e paligjshme të shtetit.Policia e Nju Jorkut mbërriti vetëm në mëngjes në "Fort Greene Park" në Bruklin dhe e mbuloi bustin e Snowdenit, të shpallur tradhtar nga qeveria amerikane për zbulimin e informacioneve sekrete të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Ndërsa pak orë më vonë busti u hoq prej andej.Ndërkohë, në një intervistë për komedianin britanik, John Oliver, zbuloi se nuk i kishte lexuar të gjitha dokumentet e dorëzura te gazetarët, duke u bërë shkas për zbulimin edhe të informacioneve konfidenciale të agjencive shtetërore, si emra dhe adresa oficerësh dhe plane operacionesh të zhvilluara kundër Al-Kaedës.Edhe pse vetë Snowden tha gjatë intervistës se zbulimi i këtyre informacioneve ishte pjesë e lirive bazike, CIA dhe agjencitë e tjera amerikanë pretendojnë se ato kanë ndihmuar grupimet kriminale dhe terroriste t'i shmangen teknikave të përgjimit.SNOWDEN 8