Ish ministri i Financave Ridvan Bode, paditet në Prokurori për fshehje të pasurisë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur në prokurori ish-ministrin e financave, deputetin Demokrat Ridvan Bode, duke e akzuaur për refuzim dhe deklarim të rremë të pasurive. Sipas shkresës në prokurori, ILDKPKI, thekson se Ridvan Bode, ndonëse është thirrur disa herë ka refuzuar të japë shpjegime para inspektorëve."Subjekti Ridvan Bode dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to"Kallëzimin penal ndaj tij, deputeti Ridvan Bode, e cilëson shpifje, duke theksuar se e deklaruar pasuri në periodikisht ashtu siç e kërkon dhe ligji. Bode, tha se për këtë do të padis penalisht kryenspektrin e ILDKPKI-së, për kallzim të rrem.Për këtë cështjë ka reguar zyrtarisht dhe Partia Demorkatike duke theksuar se ILDKPKI, po përdoret nga dyshja Rama-Meta, për sulme politike ndaj opozitës.
Bode reagon: Do padis Ganajn, kam deklaruar pasurinë time