Vuçiç kundër bashkimit klasik Shqipëri-Kosovë të Ramës: S'do ndodh kurrë
Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Mal të Zi ku u shpall dhe “Qytetar Nderi” sëbashku me numrin 2 të Kosovës Hashim Thaçi, ka rikthyer sërish debatin mbi çështjen e bashkimit kombetar.Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, në përgjigje të deklaratës së Ramës, i cili ka lënë të hapur mundësinë e një bashkimi klasik mes dy shteteve, ka deklaruar në twitter se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurre.“Unë i premtoj kryeministrit Rama Kosova dhe Shqipëria, siç thotë ai, nuk do te bashkohen kurre në një mënyrë klasike! Ju lutem udheheqësve shqiptarë të ndalojnë provokimet e mëtejshme për destabilitet në rajon” shkruan Vuçiç në twitter.Në të njëjtën linjë ka qenë Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Djuric, i cili tha se deklarata e Ramës është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit."Ne paralajmërojmë Shqipërinë që të ndalojë rënien e borive të kushtrimit të luftës dhe të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë që kanë deklaruar” tha Gjuriç në një konferencë të jashtëzakonshme per mediat.Gjuriç shkoi më tej kur bëri bashkëpërgjegjës edhe BE dhe OKB për këto deklarata, që sipas tij janë një rast i përsëritur.Gjatë intervistës për mediat kosovare, Rama paralajmëroi se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike në qoftë se BE-ja nuk e hap rrugën për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.Rama ka thënë se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë i ka dy mundësi dhe kjo varet nga BE.“I pari është bashkimi në Unionin Evropian, megjithatë nëse BE-ja vazhdon të mbyllë dyert për integrimin e Kosovës, atëherë të dy vendet do të jenë të detyruara të bashkohen në mënyrë klasike”, citohet të ketë thënë Kryeministri shqiptar.Rama tha më tej se të dy vendet janë të angazhuara për bashkim përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian.“Është një turp i BE-së mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk e gëzojnë këtë lehtësim”.Ndërsa Thaçi deklaroi se deklaratat e Ramës nuk kërcënojnë BE, por është një realitet që mund të bëhet i domosdoshëm në të ardhmen në rast të izolimit të Kosovës.“Fjalët e Ramës nuk janë kërcënim për BE-në, veçse bëhet fjalë për realitetit që mund të arrihet në të ardhmen dhe i cili mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës nga ana e BE-së.Kosova ka arritur tashmë të gjitha detyrimet që kishin për liberalizimin e vizave”.