Akuza për terrorizëm, imamët mallkojnë gjyqtarët: Vdekshi ishallah

Gjyqi ndaj 9 myslimanëve të akuzuar për terrorizëm, duket se ka thyer çdo solemnitet të seancës gjyqësore.Predikimet për Allahu-n dhe mosnjohja e gjykatës nga ana e të pandehurëve në gjykim ka thyer çdo rregull gjyqësor.Kërkesa e dy të pandehurëve të çështjes, imameve Orian Reci dhe Astrit Tola për gjykim të shkurtuar është rrëzuar nga gjykata, vendim i cili ka shkaktuar dhe debate në sallë.Avokati i të pandehurit Reçi, i ka kërkuar përjashtime trupit gjykues, kur në sallë dëgjoheshin thirrjet "Vdekshi të gjithë ishallah" drejtuar trupit gjykues kur ata raportonin mbi vendimet në drejtim të tyre.I pandehuri Zeqir Imeri iu drejtua gjykatës me fjalët "Kjo është gjykatë e djallit, njohim ligjet e Allahut".Vendimi i gjykatës për të pezullur afatet e paraburgimit ka sjellë rebelimin edhe të të pandehurit Bujar Hysa: " Ju jepni vendime pafajësie për vrasje, ne nuk jemi naivë, me ne po bëni teatër" - u është drejtaur ai togës së gjyqtarëve.Një zëri ata janë shprehur se ndihen krenare se janë myslimanë dhe se Zoti do t'i shperblejë 15 vëllezërit e tyre që humbën jetën në Siri.Në seancën e parafundit, të akuzuarit për rekrutim luftëtarësh shqiptarë drejt vendeve të konfliktit, nuk kanë pranuar të marrin avokate mbrojtës, duke u shprehur se avokati i tyre është Allahu.Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet në datën 14 mars.