Kandidatët për zgjedhjet lokale, PS mbledh grupin parlamentar

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës në selinë e kësaj partie.Mbledhja me dyer të mbyllura nisi në orën 14:00 dhe përfundoi në 14:25 të mesditës.Në fokus të diskutimeve ka qenë përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe ecurinë e negociatave me aleatët.Kjo është një javë vendimtare, pasi pritet të bëhet dhe prezantimi i kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.Dilemat kryesore mbeten për kryeqytetin, bashkinë e Vlorës gjithashtu, por dhe bashki të tjera të vendit.