Baltë e borë, hyrja e Peshkopisë një zonë e harruar qëmoti
Prej më shumë se një viti, rruga ne hyrje te qytetit të Peshkopisë përmbytet në raste reshjesh, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të komunës Qendër, por edhe të automjeteve që detyrohen të presin në radhë deri sa njëri kah i lëvizjes të lirohet për të vijuar rrugën.Përveç problemeve që shkaktojnë reshjet e borës, mosfunksionimi i pusetave dhe rritja e nivelit të ujit mbi këtë segment ka vënë në pikëpyetje cilësinë e punimeve dhe për pasojë investimet e bëra për kete segment.Banorët thotë se janë detyruar të shkojnë disa herë në bashkinë e Peshkopisë dhe komunën Qendër për të ngritur shqetësimin e kësaj rruge, por askush nuk ka reaguar duke ndërhyrë.Dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme lëvizin në këtë rrugë çdo ditë për të shkuar në shkollë.
