Avokatët e Mark Frrokut kërkesë: Të vijojë jetën parlamentare

Deputeti i arrestuar Mark Frroku i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë për të marrë pjesë në seancën plenare, madje dhe në mbledhjet e Komisioneve parlamentare ku ai është anëtar.Një lidhje telefonike për Ora News, avokati i tij Sajmir Vishaj, argumetoi se për aq kohë sa nuk ka një vendim nga gjykata, Mark Frroku vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.“Kërkesa i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë në mënyrë që ti jepet koha e mjaftueshme dhe në dispozicion i shoqëruar që deputeti Mark Frroku të marrë pjesë në seancat parlamentare dhe Komisionin e Sigurisë ku është anëtar. Kërkesa është depozituar sot. Për aq kohë sa nuk ka një vendim nga gjykata shqiptare për mospezullim të funksionit publik, funksionin i tij i deputetit është i ligjëruar”.Vishaj nuk tha nëse Frroku do t’i bashkohet jetës parlamentare nga kjo e enjte, por u shpreh besimplotë se organet kompetente do të japin miratimin për kërkesën e tyre.“Patjetër. Sa herë që kemi kërkuar pjesmarrje të tij qoftë në parlament, Kuvendi i Shjqipërisë, Prokuroria dhe Drejtoria e Policisë kanë qenë në gadishmëri të plotë, e kanë shoqëruar dhe ka marrë pjesë si deputet i lirë në Kuvendin e Shqipërisë.