Irak, zbulohet varri me 1700 ushtarë. Rrëfen i mbijetuari nga plumbat e IS

1700 ushtarë irakianë mendohet të jenë gjetur në një varr masiv në qytetin Tikrit, të rifituar nga duart e militantëve të Shtetit Islamik vetëm pak ditë më parë.Skuadrat e mjekësisë ligjore kanë nisur gërmimet për të zbuluar dhe identifikuar trupat, ndërsa ushtarë dhe familjarë kanë vendosur qirinj dhe flamuj irakianë në respekt të viktimave.Vrasja masive e ushtarëve shiitë në kampin "Spajker", ish-bazë ushtarake amerikane në periferi të qytetit me popullsi sunite, është bërë edhe simbol i brutalitetet të ISIS dhe urrejtjes së ekstremistëve për shiitët e Irakut, ku ata janë shumicë.Ali, i cili i mbjietoi masakrës duke u shtirur i vdekur, tregon se si ushtarët dhe pengjet e tjerë nga minoritete të ndryshme fetare, por edhe sunitë që nuk pranonin të bashkëpunonin me ISIS, u ushqyen dhe u bënë të ndihen të sigurt para se të transportoheshin në kampin ku edhe do të pushkatoheshin më pas në mënyrë makabre."Plumbi i katërt duhet të më vriste, por nuk më goditi. Menjëherë më pas u vra personi që ishte ngjitur me mua. Unë u shtriva në tokë dhe bëra si i vdekur, mbuluar me gjakun e kolegëve të mi", tregon Ali.Pas rimarrjes së Tikritit, forcat irakiane, të cilat po stërviten në një kamp nga një skuadër e përbashkët amerikano-spanjolle, kanë përqendruar vëmendjen te province veriore e Ninevehut, ku gjenden disa prej artefakteve dhe veprave të rralla që përbëjnë trashëgiminë kulturore të Irakut.Për këtë, kryeministri Haider Al-Abadi bëri të ditur se ka kërkuar bashkëpunimin e forcave kurde, me të cilat shpreson të vërë në zbatim një plan të përbashkët, ku po mendohet edhe rimarrja e Mosulit në ditët dhe javët e ardhshme.910