Nikoliç dhe ushtria serbe në paradën e Putinit në Moskë

Pas Presidentit çek, Millosh Zeman, edhe Presidenti serb,Tomislav Nikoliç, ka pranuar ftesën e homologut rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në paradën përkujtimore të Luftës II Botërore që do të zhvillohet në Moskë më 9 maj.Në paradën e bojkotuar masivisht nga liderët Perëndimorë në shenjë proteste për rolin rus në konfliktin e Ukrainës, pritet që përveç Nikoliçit të ketë edhe një parakalim të ushtrisë serbe.Vendimi nuk është pritur mirë nga politikanë dhe analistë të ndryshëm në Serbi, pasi mendohet se nuk do të mirëkuptohet nga Perëndimi.Një ditë më parë, Ambasadori amerikan në Beograd, i quajti serbët pak skizofrenë pasi e kishin ende zemrën nga Rusia, ndërkohë që mendja u thoshte të drejtohen nga Europa.Edhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në ceremoninë përkujtimore të sulmeve të NATOs, se Serbia do të vazhdonte të ruante miqësinë me Rusinë pavarësisht ambicjeve për integrimin europian.Vitin e kaluar, Presidenti Putin mori pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit, ndërsa ushtria ruse ka kryer disa stërvitje të përbashkëta me atë serbe.