Shkeljet e "AMC", kartat "SIM" shiten në treg pa u regjistruar

Gazetarët e "Channel One" hetuan për tregun e paligjshëm të kartave celulare, ku çdo kush mund të blejë një numër telefoni AMC pa u regjistruar, duke paguar vetëm 1 mijë lekë.Gazetarët e "Channel One" kanë mundur të blejnë një numër AMC pa u rregjistruar me kartë identiteti.Shitja e pautorizuar e kartave SIM është e kundraligjshme dhe dënohet me burgim. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë u miratuan në 31 korrik të vitit 2014.Kodi Penal- Neni 293/d Shitja e paautorizuar e kartave SIM"Shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj."Në relacionin e Ministrisë së Brendshme drejtuar Parlamentit thuhet se shitja e kartave SIM me numra serialë nga persona të pautorizuar ka favorizuar shpërthimet me tritol, të aktivizuara përmes thirrjeve celulare.Në një tjetër shkresë të dërguar nga Ministria e Brendshme që mban datën 27 janar 2014, kërkohej nga Autoriteti i Komunikimive Elektronike dhe Postare të detyronte operatorët celularë të mbyllnin menjëherë numrat aktivë të telefonisë celulare, që nuk kanë pronar të individualizuar.Por shitja e pautorizuar e numrave celulare AMC nuk është ndalur edhe pas ndryshimeve në Kodin Penal që ka ashpërsuar denimet për këtë vepër penale."Channel One" do t'i drejtohet Ministrisë së Brendshme dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të dhënë shpjegime për këtë skandal.