Zgjedhjet e 21 qershorit, Basha: Negociatat vijojnë me të gjitha partitë vullnetmira

Lideri i opozitës Lulzim Basha nuk qetëson aleatët dhe as kandidatët e PD për zgjedhjet e 21 qershorit. I pyetur nga mediat për këtë prioces Kreu i PD tha vetëm se negociatat vazhdojnë.Edhe pse na ndajnë pak ditë  nga afati i fundit për konfigurimin e  koalicioneve, Kreu i Partisë Demorkatike  Lulzim Basha nuk ka qetësuar as Aletatët por as ata që aspirojnë për të qënë kandidat për 61 bashkitë e vendit.Shefi i opozitës ndersa hynete në selinë blu u mjaftua të thoshte vetem se negociatat vazhdojnë.Lulzim Basha: Negociatat po vazhdojnë në të gjitha drejtimet dhe shumë shpejt do të jenë transparente rezultatet e këtyre negociatave.Po a po shkojnë mirë bisedimet me Republikanët,  që nuk kan hequr ende dore nga emri i Agron Dukës  në  Durrës? Basha ka këtë përgjigje:Lulzim Basha: Të gjitha ata që kanë vullnet të mirë, PD ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë në funksion të ringritjes së vlerave si themeli i aleancës me qytetarët.Partia Demokratike prej ditësh është angazhuar në një proces intensiv negocitash me aletatë, ku pritet të finalizohen deri në fundjavë, nga ku do të hartohet lista me emrat ëprfundimtarë për kandidatët e 21 qershorit.Ndërkaq procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për qarkun e Dibrës, ka nxjerrë në skenë emrin e per  Ish shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Xhemal Gjunkshi i cili vjen si propozim i bazës për kreun e Bashkisë. Kandidatë të tjerë kryesore përfliten kryetari aktual Ilir Krosi i cili lufton per nje mandat te 4 (katert), kryetari i PD-se Diber Rahim Kaleci/Oranews.tv/