ARRSH: Akset Domaj-Bushtricë dhe Krumë-Qafe Prush, vetëm me zinxhirë

Situata e akseve rrugore kombëtare në veri të vendit vijon të paraqitet problematike, si rezultat i reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.Përmes një njoftimi për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se gjatë ditës së sotme kërkohet perdorimi i zinxhireve ne 2 nga akset e qarqeve te vendit, ndërsa apelon gjithë drejtuesit e mjeteve ne zonat ku ka veshtiresi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për tërespektuar sinjalistikën.Për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:Ne Rajonin Verior Shkoder:Per momentin rreshjet e bores kane pushuar.Vazhdon te mbahen ne monitorim shkarja masive ne Kolsh. Dy korsi jane te mbylluara dhe qarkullimi kryhet ne te dyja drejtimet ne dy korsite e tjera te Autostrades.Problematike paraqitet situata e qarkullimit edhe ne akset Domaj - Bushtrice dhe Krume - Qafe Prush. Ne aksin Krume - Qafe Prush qarkullimi kryhet me nje kalim dhe me shume veshtiresi, pasi shkarja e trupit te rruges ka agravuar shume.Ne akset e tjera nuk ka probleme per qarkullimin.Ne Rajonin Jugor Gjirokaster:Ne Llogora ka rene rreth 25 cm bore. Eshte kryer pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire.Ne qarkun e Korçes ka patur rreshje bore, por akset jane te pastruara.Te gjithe akset qarkullohen normalisht, me perjashtim te aksit te Dardhes, ku qarkullimi kryhet pjeserisht me zinxhire.Ne Rajonin Qendror Tirane:Ne Stebleve ka rreshje bore, por qarkullimi kryhet pa probleme.Ne aksin Peqin - Elbasan, ne Derven, ka patur disa shkarje dhe renie materialesh ne rruge, si dhe jane rrezuar disa pisha. Vazhdon puna nga kontraktori per pastrimin e rruges. Aktualisht qarkullimi eshte normal.Ne Qafe Thane qarkullimi kryhet pa probleme. Aksi eshte i pastruar dhe eshte kryer sperkatja me kripe.Ne segmentin Gramsh - Drize, pjese e aksit Cerrik - Gramsh, ka patur renie dherash ne rruge. Po punohet nga pastrimin e rruges. Qarkullimi kryhet pa probleme.